Omicron shkakton “cunami” infektimesh në botë

[embedded content][embedded content]

13:28 30/12/2021

Omicron shkakton “cunami” infektimesh në botë

Nivelet e paprecedenta të infektimeve të arritura në Greqi detyruan autoritetet që të nisin aplikimin e parakohshëm të masave të ashpërsuara. Paketa e re që do të hynte në fuqi më 3 Janar, nisi zbatimin që këtë të enjte pas rekordit ditor për gjithë periudhën e pandemisë prej gati 29 mijë rastesh që u shënua 24-orëshin e fundit. Baret, restorantet dhe të gjitha aktivitetet do të mbyllen në mesnatë, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.

Infektimet pësuan rritje të papritur me mbi 30 mijë raste gjatë dy ditëve të fundit në Turqi. Autoritetet nuk kanë ndërmend për momentin të ashpërsojnë masat edhe pse si mundësi nuk përjashtohet. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se Omicroni ka nisur të qarkullojë me shpejtësi të paprecedentë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin kontaktet.

OBSH e konsideroi valën e Omicronit si “cunam infektimesh” dhe kjo tashmë duket qartë me rekordet absolute të infektimeve që po preken në shkallë globale. 24-orëshin e fundit, rekorde prekën të gjitha vendet e mëdha të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri edhe Japonia.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *