Omicron shton presionin në spitalet europiane

17:03 07/01/2022

Mungesë e theksuar stafi prej infektimeve të shumta

Pavarësisht se deri tani po karakterizohet nga simptoma të lehta, Omicron ka shtuar sërish presionin në spitale. Ndryshe nga valët e kaluara, nuk është dyndja e pacientëve që zhyt në kolaps spitalet, por mungesa e stafit mjekësor.

Në spitalet e Romës dhe gjithë rajonit të Lacios personelit mjekësor i mungojnë këto ditë rreth 10 mijë punonjës, mes të cilëve mjekë dhe infermierë që janë izoluar nga infektimi me Omicron.

Vështirësitë po hasen kryesisht tek personeli i urgjencave. Kjo ka shtuar edhe radhët e autoambulancave në pritje për të lënë pacientët në spitale. Qeveria britanike dërgoi 200 ushtarë në ndihmë të spitaleve me mungesa të stafit mjekësor. Javën e fundit, mungesat e punonjësve të infektuar në klinika ka rritur me gati 60%. Në të gjithë vendin mungojnë mbi 39 mijë punonjës të shëndetësisë.

NjĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ« e paralajmĂ«roi edhe OBSH, qĂ« kĂ«rkoi qĂ« Omicron tĂ« mos konsiderohet si variant i lehtĂ«, pasi shpejtĂ«sia e paprecedentĂ« e pĂ«rhapjes mund t’ua bĂ«jĂ« tĂ« pamundur spitaleve kurimin e gjithĂ« atyre qĂ« kanĂ« nevojĂ« dhe kjo mund tĂ« shtojĂ« numrin e viktimave. Infektimet ditore rekord nĂ« gjithĂ« botĂ«n bĂ«nĂ« qĂ« shifra totale e tĂ« prekurve nga Covid-19 tĂ« kapĂ«rcejĂ« 300 milionĂ«shin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.