Omicron, varianti i fundit i Covid-19?/ Kreu i OBSH: Kushtet janë ideale për shfaqjen e mutacioneve të tjera

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar sot se do të ishte shumë e rrezikshme që të parashikohet nëse Omicroni do të jetë varianti i fundit i coronavirusit dhe se bota është në fund të pandemisë.

Ai tha në fillim të takimit të këshillit të OBSH-së, që këtë vit është e mundur të dilet nga faza akute e pandemisë. Tedros shtoi se një gjë e tillë mund të arrihet me “mjetet” siç janë testimi dhe vaksinimi masiv.

Kreu i OBSH-së, rikujtoi se Omicroni është identifikuar 10 javë më parë, dhe prej atëherë sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara janë konfirmuar mbi 80 milionë raste me këtë variant – që i bie të jetë numri më i madh sesa gjatë tërë vitit të kaluar.

“Kushtet janë ideale për shfaqjen e varianteve tjera”, shtoi Tedros.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *