
16:19 25/05/2021
Risi teknologjike dhe standarde të reja
Rrjeti i One Telecommunications arrin rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut për vitin 2021, në lidhje me mbulimin me brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësinë e shkarkimit nga interneti. Organizata ndërkombëtare, e njohur për testimet në rrjetet e telefonisë së lëvizshme, sapo ka bërë publike rezultatet për këtë vit, ku One Telecommunications vlerësohet si operatori “Më i mirë në testim”.
“One është operatori që u vlerësua më mirë në testimet për mbulimin me brez të gjerë dhe shpejtësi shkarkimi për klientin. Testimi Umlaut i telefonisë së lëvizshme është standardi real i industrisë, i cili vlerëson me paanshmëri dhe transparencë infrastrukturën dixhitale globale”.
One Telecommunications ka marrë 895 pikë nga një total prej 1000 pikësh në testimin e rrjetit të lëvizshëm duke u shpallur fitues ndaj operatorëve në vend.
“One premtoi rrjetin më të mirë në vend, dhe e mbajtëm premtimin brenda kaq pak kohe. Rrjeti ynë vlerësohet në 2021 për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, pasi ofron mbulimin më të mirë në brezin e gjerë dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit nga interneti sipas standardeve ndërkombëtare. Nga teknologjia jonë 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet për tu konfirmuar si operatori i preferuar në Shqipëri”.
Kjo arritje përkon me një moment historik për kompaninë One.
“Një dite mjaft speciale pasi 25 vjet më parë në këtë godine u nis sinjali i parë GSM ku me shume pasion një skuadër e vogël mundësoi këtë riri teknologjike”.
Në dy dekada e gjysmë risi teknologjike One ka sjell standarde të reja. Rrjeti i certifikuar dhe larmia e pakrahasueshme e pajisjeve në dyqanet One plotësojnë përvojën e shkëlqyer të abonentit.
Tv Klan
“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”