Online në auditore? Ministrja e Arsimit: Nuk do ta tolerojmë më! Do ngrihet grup pune që kjo të mos ndodhë. Imagjinoni çfarë mësimi mund të bëjë Universiteti i Mjekësisë








Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se nuk do të tolerohet më mësimi online në auditore. Në raportimin që ajo bëri në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin në arsim u shpreh se disa universitete ja kanë kërkuar mësimin online, por ministria e ka refuzuar.

evis kushi

Ajo u shpreh se do të ngrihet një grup pune në mënyrë që të mos ndodhë më që në universitete të zhvillohet mësimi online.

Mësimi online vitin e kaluar u shpreh Kushi, ka qenë një sakrificë e madhe, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë raportim për zhvillimin e mësimit ne ketë formë.

“Jam dakord që vaksinimi në universitete është i rëndësishëm. Ne e vendosëm si kusht vaksinimin e detyrueshëm ose test PCR. Javën e parë kemi qenë në bashkëpunim me universitetet për ta zbatuar këtë kusht. Mua më raporton rektori i Universitetit të Mjekësisë që mbi 90% e studentëve janë të vaksinuar. Ka akoma të pavaksinuiar, jemi të vetëdijshëm për këtë, por ne në asnjë mënyrë nuk mund të tolerojmë mësimin e online. Menjëherë do të bëjmë verifikimet, sepse ka patur universitete që e kanë kërkuar dhe ne ja kemi refuzuar në mënyrë zyrtare. Zyrtarisht ne nuk kemi informacion, por ju falënderoj. Mësimi online vitin e kaluar ka qenë një sakrificë e madhe për universitetet tona, sidomos universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Arteve apo Universiteti i Sporteve imagjinoni çfarë mësimi mund të bëjnë ata online. Për ne ishte emergjente hapja e auditorëve. Ju falënderoj për shqetësimin dhe do të gremë grupe pune që kjo të mos ndodhë në universitetet tona”, u shpreh ndër të tjera ministrja Kushi.

Ndërsa për rritjen e pagave të mësuesve, ajo u shpreh: “Ne jemi angazhuar që pagat e mësuesve do të rriten 40% brenda këtij mandati. E filluam vitin e parë dhe do vazhdojmë derisa të përmbushim këtë angazhim. Ne mbështetjen nuk e kemi vetëm financiare për mësuesit, por e kemi edhe në mënyra të tjera. Po të shikosh investimet në shkolla, ato nuk janë vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *