OPEC mund të rrisë prodhimin e naftës

17:17 02/06/2022

Shenjat pozitive reduktojnë çmimin në bursa

Reduktohet me deri 10 dollarë çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare pas shenjave pozitive që po jep karteli më i madh në botë për shtimin e prodhimit.

Reuters citon burime pranë vendeve të OPEC-ut, që thonë se Arabia Saudite mund të shtojë së shpejti prodhimin për të lehtësuar trysninë e madhe në tregjet ndërkombëtare, që po shkakton ulja e prodhimit të naftës nga Rusia që po përballet me sanksione të ashpra nga perëndimi si ndëshkim për luftën në Ukrainë.

Shenjat pozitive nga Riadi vijnë edhe pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi planin e presidentit Bajden për të vizituar Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, që mund të shërbejë për shkrirjen e akujve diplomatikë mes dy vendeve. Rusia ka reduktuar prodhimin me 1 milionë fuçi kohët e fundit, veçanërisht pasi Bashkimi Europian vendosi reduktimin gradual të importit nga ky vend.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.