OPEC pengon uljen e çmimeve të naftës në bursa

17:00 01/04/2022

Nuk pranon të shtojë prodhimin, pavarësisht thirrjes së Biden

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkomëbtare mbetet në të njëjtat kuota për të dytën ditë radhazi. Pavarësisht reagimit pozitiv pas vendimit të presidentit amerikan Xho Bajden për të hedhur në treg sasinë më të madhe të naftës bruto nga rezervat kombëtare, optimizimin e ndalën vendet e OPEC-ut që nuk pranuan të shtonin prodhimin jashtë planit.

Megjithatë, çmimi në tregje mbetet në të njejtat kuota si një ditë më parë, bursa e Teksasit ruajti për të dytën ditë radhazi kuotën e 100 dolarëve për fuçi, ndërsa ajo e Londrës në rreth 105.

Agjencia amerikane për energjinë njoftoi këtë të premte, se prodhimi i naftës u rrit në 11.7 milionë fuçi, nga 11.6 që ishte kuota javore gjatë 7 javëve të fundit, duke i dërguar tregjeve një shenjë pozitive për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur qëndrueshmërinë e çmimeve, pas luhatjeve të forta të shkaktuara nga sulmi rus në Ukrainë dhe ndëshkimet e rënda financiare ndaj Rusisë që pasuan.

Megjithatë, vendet anëtare të OPEC-ut nuk iu përgjigjën thirrjes së Uashingtonit për shtimin e prodhimit, çka mund ta kishte ulur edhe më tej çmimin në bursa. Në takimin e të enjtes, karteli më i madh i naftës në botë tha se do të vazhdojë me axhendën, që parashikon që rritja e prodhimit të bëhet në Maj dhe jo më herët.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.