“Open Balkan” mund të jetë i dobishëm”/ Escobar: Rajonit i duhet pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste, të bindim BE-në se jemi mundësi

“Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë që janë të përkushtuar në integrimet evropiane”-ka deklaruar zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në Forumin e Sigurisë në Beograd, ai ka thënë se rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara.

“Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithëpërfshirje, integrim, pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste.Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit në partitë politike dhe koncentrimin të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike”, ka thënë mes tjerash Escobar.

Escobar ka thënë mes tjerash se politika e çdo administrate amerikane, duke filluar nga ajo e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ishte që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen shpejt pjesë e BE-së dhe se rajoni do të mund të llogarisë në SHBA-në si partnere.

“Shumë vende kanë shënuar përparim të madh dhe shpresoj se së bashku me kolegët tanë evropianë do të kemi sukses të bindim anëtarët se ata nuk janë rrezik sa janë mundësi”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Escobar ka folur edhe për idenë e “Open Balkan”.

Ai ka thënë se pandemia COVID-19 i ka bërë shtetet e Ballkanit më të afërta me njëra tjetrën, duke thënë se ka shumë qytetarë serbë që kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj kohe, ndërsa ka edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë shkuar në Beograd për vaksinim kundër COVID-19. Escobar ka thënë se kjo është një dëshmi që iniciativa për “Open Balkans” mund të jetë e dobishme.

“Gjatë dy dekadave të fundit që jam marrë me regjionin e Ballkanit, kam parë shumë të rinj duke u larguar nga vendet e tyre. Ata janë të suksesshëm kudo që shkojnë. Ne duhet t’ua mundësojmë që të jenë të suksesshëm edhe në shtetet e tyre. Tesla dhe Pupini i ardhshëm kanë lindur, ne vetëm duhet t’u japim një shance në Ballkan”, ka thënë Escobar.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *