Open Balkan/ “Në Bruksel e Gjermani kanë gjëra të tjera se sa të merren me gjithë kalamajtë e Balkanit”- Rama për kritikët: Të gjithë do vijnë, njëri pak më shpejt e tjetri pak më vonë





Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, foli edhe për nismën Ballkani i Hapur e cila është kundërshtuar nga liderët në Kosovë që kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë për t’u ulur në një tryezë me Serbinë.

rama1

Shefi i qeverisë theksoi se kjo nismë është një mekanizëm i cili ndihmon për realizimin e Procesit të Berlinit. Për këtë të fundit, Rama tha se problemi i saj është ‘pengmarrja’, ndërsa për nismën Ballkani i Hapur theksoi se “të gjithë do vijnë njëri pak më shpejt e tjetri pak më vonë kush vjen më vonë i humbet kohë vendit e popullit të vet”

“Ballkani i hapur shqip fare mund të quhet i zoti e nxjerr gomarin nga balta, që domethene procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja Gjermane, është përqafuar nga BE nga KE, por nuk ecën dot me ritmin që ne duam në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë përpara por persim ta shtyjnë nga Parisi apo Brukseli.

Një proces është, i vetmi ndryshim është që procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë që kanë 1001 halle të tjera dhe nuk cohen në mëngjes me pyetjen si po ecën procesi i Berlinit as pyetjen e fundit në darkë para se të flenë, se Gjermania e Franca e Brukseli kanë shumë gjëra të tjera para se të mendojmë për ballkanin e hapur. 

Do vijë qeveria gjermane apo franceze t’i beje keto si do trajtohen perimet e frutat ne kufijte e Ballkanit?

Ballkani i hapur eshte i hapur për të gjithë, kush do vjen kush nuk do nuk vjen por s’na merr peng te gjithëve. Procesi i Berlinit ka edhe këtë problemin e pengmarrjes.

Nese duan 6 vende te nenshkruajne marreveshje, mjafton një vend të thotë nuk dua e ne te tjerët duhet të rrimë e të presim, këtu cdo vend firmos cfarë marrëveshje do. Por ne s’do presim nëse dikush thotë nuk duam.

Nëse nuk do rri aty ku je, po ne duam ta çlirojmë potencialin ekonomik shoqëror dhe të paqes që ka këtu.

Vendosja në një zjarr të kryqëzuar e miqve e partnerëve tanë qoftë në Bruksel a Berlin, që disa i thonë Ballkani i hapur na duhet e disa thonë s’na duhet bën që miqtë tanë të jenë sa më të ekuilibruar që të mos krijojnë çekuilibër këtu, ballkani i hapur është vendosur dhe do bëhet, cdo vit e më shumë do provohet që ëshjtë gjëja e duhur dhe do jetë hapësira ku të gjithë do vijnë njëri pak më shpejt e tjetri pak më vonë kush vjen më vonë i humbet kohë vendit e popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo, është interes strategjik dhe mekanizmi që bën procesin e Berlinit.

I thashë presidentes edhe këtë që për një projekt të BE ndërtohet në Shqipëri një entitet që quhet njësia e zbatimit të projektit, pra Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të projektit, ne duhet të jemi njësia e zbatimit të projektit, s’mund të na e zbatojnë as në Gjermani as në Francë as në Bruksel se janë votuar të bëjnë shumë gjera të tjera se sa të bëjnë Ballkanin e Hapur apo se sa të merren me gjithë kalamajtë e Ballkanit”, u shpreh Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *