Operacion antidrogë/ Sekuestrohen 400 kg kanabis dhe hashash, arrestohet 30-vjeçari nga Vlora






Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si rezultat i një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

185112294_1112962539197913_4073789621156587474_n

Arrestimi i shqiptarit është bërë në territorin italian dhe gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues, me të cilin do të udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe  Frontex, për kontrollin e kufijve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash.

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme

184668922_1112962532531247_3658935037629816502_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *