Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes, në pranga edhe zyrtarë të tjerë. Policia dhe FNSH kontrolle në…








fatostushe1

UPDATE- Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua nga policia në kuadër të një operacioni kundër korrupsionit të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Panorama.al mëson se janë arrestuar dhe zyrtarë të tjerë të qeverisjes lokale.

Në pranga kanë rënë Bujar Murati, Ibrahim Lami, Gazment Çela, Xhemal Hasko, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni,  Flamur Peqini dhe Blerta Turuku.

Mësohet se efektivët e policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike.

Burimet paraprake bejnë me dije se operacioni i SPAK ka të bëjë zbulmin e abuzimeve të zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjes në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërtshtim me ligjin.

PARALAJMËRIMI I KREUT TË SPAK PËR ARRESTIMET

Vetëm një ditë më parë në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi se do të ketë arrestime të zyrtarëve të pushtetit vendor dhe lokal që abuzojnë me fondet publike. Duket se ky ishte një paralajmërim i këtij operacioni të zhvilluar këtë të martë në Lushnje.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *