Operacionet e evakuimit në Afganistan, Blinken e konfirmon: Pas 31 gushtit s’do të ketë asnjë amerikan në shtetin islamik

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka konfirmuar se SHBA nuk do të ketë asnjë prani diplomatike në Afganistan pas 31 gushtit.

Në një intervistë për mediat amerikane, Blinken tha se administrata e SHBA në vendin islamik, është ende duke punuar për të evakuuar rreth 300 shtetasit amerikanë që ndodhen ende në Afganistan. Ai ka thënë më tej se rihapja e ambasadës Amerikane në Kabul, do të varet nga talebanët dhe sjellja e tyre.

Gjithashtu, Blinken është ndalur te sulmi me dron i amerikanëve ndaj ISIS, ku mbetën të vrarë dy persona. Ai ka thënë se detaje rreth këtij informacioni do të publikohen në ditët e ardhshme.

“Objektiv i atij sulmi ishin dy individë të ISIS, të konsideruar si shumë të rrezikshëm. Ekziston mundësia që të ketë sulme shtesë deri më 31 gusht, këto ditë janë dhe
më të vështirat në këtë mision evakuimi”, tha Blinken.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *