Operacionet në Vlorë dhe Shkodër, reagon Balla: Kam besim se policia do të bëjë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja e më të vjetra

operacionet ne vlore dhe shkoder reagon balla kam besim se policia do te beje detyren ne zbardhjen e ngjarjeve kriminale te reja e me te vjetra
operacionet ne vlore dhe shkoder reagon balla kam besim se policia do te beje detyren ne zbardhjen e ngjarjeve kriminale te reja e me te vjetra

Ministri i Brendshëm ka përshëndetur operacionet e fundit të Policisë në Shkodër e Vlorë, për ndalimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë duke parandaluar ngjarje kriminale. Por ministri Balla kërkon nga strukturat e Policisë të intensifikojnë punën për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe përballjen e autorëve me drejtësinë.

“Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me RENEA-n finalizuan operacionin policor “Obelisk”, ku u vunë në pranga disa shtetas me armë pa leje, në një lokal. Ndërsa në Shkodër gjatë operacionit “Konglomerat” u sekuestrua lëndë plasëse dhe u arrestua poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts