Operacioni “Albania”/ Sekuestrohen 444 kg kokainë e pastër në Uruguaji me vlerë 7 mln dollarë, 3 të arrestuar

operacioni albania sekuestrohen 444 kg kokaine e paster ne uruguaji me vlere 7 mln dollare 3 te arrestuar
operacioni albania sekuestrohen 444 kg kokaine e paster ne uruguaji me vlere 7 mln dollare 3 te arrestuar

Policia e Uruguajit ditën e premte sekuestruan 444 kilogramë kokainë në Tacuarembo. Droga ishin hedhur nga një avion i vogël që po fluturonte mbi zonën e Rincón de Zamora, Montevideo Chico, pranë Route 59. Kokaina u transferua në një kamion që transportonte dru zjarri, ndërkohë që dy drejtuesit e mjetit të tonazhit të rëndë, një 24-vjeçar dhe një 36-vjeçar janë arrestuar. Gjithashtu, u arrestua një 20-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për t’i njoftuar se ku kishte rënë droga që ishte hedhur nga avioni. Operacioni në fjalë ishte quajtur “Albania”, ndërsa nuk dihet nëse të arrestuarit janë shqiptarë apo jo.

Sipas Prokurorisë, 20-vjeçari tashmë është dënuar për asistencë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë akuzuar për transport droge. Është caktuar masa e sigurimit prej 120 ditësh. Prokurori Ferrero raportoi se fermat u bastisën në Soriano, Rivera dhe Montevideo. Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó, tha se kjo është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e theksoi atë si diçka historike.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, kokaina e sekuestruar kap vlerën e tre milionë e gjysmë dollarëve në tregun vendas: “Po të ndahej në doza në tregun kombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë” dhe “E njëjta drogë e vendosur në Europë është 15 milionë dollarë”. Nënsekretari tregoi se droga me shumë gjasa nuk do të qëndronte aty, pasi ishte e cilësisë së pastër. Deri më tani nuk dihet se nga vinte kokaina. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e grupit kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts