Operacioni evakuimit në Mariupol dështon sërish, palët akuzojnë njëra-tjetrën

13:21 06/03/2022

Separatistët pro rusë dhe Garda Kombëtare Ukrainase akuzuan njëra-tjetrën pasi dështuan të vendosnin një korridor humanitar në qytetin e Mariupol këtë të diel, për të dytën ditë radhazi.

Televizioni ‘Ukraine 24’ shfaqi një luftëtar të Regjimentit Azov të Gardës Kombëtare, i cili tha se forcat ruse dhe pro-ruse që kanë rrethuar qytetin port me rreth 400,000 banorë, vazhduan të bombardojnë zonat që ishin menduar të ishin të sigurta.

Nga ana tjetër, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një zyrtar të administratës separatiste të Donetskut, i cili akuzoi forcat ukrainase për mosrespektim të armëpushimit të kufizuar.

Zyrtari separatist tha se vetëm rreth 300 njerëz janë larguar nga qyteti juglindor. Më herët, autoritetet ukrainase thanë se planifikonin të evakuonin mbi 200,000 njerëz nga Mariupol./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.