Operacioni në koordinim me policinë gjermane/ Sekuestrohen 2.5 kg kokainë në Prishtinë, arrestohet një person

Një sasi kokaine është sekuestruar dhe një person është arrestuar në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka shkruar se aksioni i policisë u realizua në koordinim të plotë me policinë gjermane, ku u konfiskuan edhe 2.5 kilogramë kokainë, armë dhe fishekë.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5 kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla, raporton telegrafi.

Ministri i Brendshëm më tej ka theksuar se mbeten të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Kujtojmë se javë më parë në Lipjan policia konfiskoi 400 kilogramë kokainë, të cila kapin shifrën e rreth 20 milionë eurove. Ky aksion ishte realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *