Operacioni “Repeater”/ Vodhi një automjet në Tiranë dhe e fshehur në servisin e tij në Bulqizë, arrestohet 42-vjeçari

operacioni repeater vodhi nje automjet ne tirane dhe e fshehur ne servisin e tij ne bulqize arrestohet 42 vjecari
operacioni repeater vodhi nje automjet ne tirane dhe e fshehur ne servisin e tij ne bulqize arrestohet 42 vjecari

Një 47-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje të një automjeti. Operacioni i koduar “Repeater” përfundoi me arrestimin e shtetasit, M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Arrestimi i tij erdhi pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë dhe më pas ky mjet u gjet në servisin e tij në fshatin Gjoricë.

Njoftimi:

Vodhi një automjet, i cili u gjet më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë, vihet në pranga 42-vjeçari. Gjithashtu, procedohet penalisht një 17-vjeçar.

Sekuestrohen veshje dhe automjeti me të cilin autori ka lëvizur ditën që ka kryer vjedhjen, automjeti i vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën “Mikel Maruli”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

– M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Gjithashtu, proceduan penalisht një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts