Operacioni “Shpirti”/ Soreca: Politikanët, prokurorët e gjyqtarët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin








luigisoreca

Amabasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka komentuar operacionin antidrogë “Shpirti” të finalizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Gjatë një konference për shtyp me Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, Soreca tha se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota për të cilin GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. Sipas tij, hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike pasi është kompleks.

“E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme.  Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”.  Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin” – tha Soreca.

Gjithashtu Soreca shtoi se Bashkimi Europian e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro prej disa vitesh.

“BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre” – tha Soreca.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *