Operacioni “Tempulli”, 30 të arrestuarit në Durrës pritet të njihen sot me masën e sigurisë

30 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ në Durrës, pritet të njihen sot me masën e sigurisë në gjykatën e këtij qyteti. 28 prej tyre janë paraqitur në seancë, ndërsa dy të tjerëve do t’u komunikohet masa e sigurisë në spital.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan 5 kg kanabis, 360 doza heroine, 340 doza kokainë, 1 armë Bereta, 1 armë zjarri shotgun me 12 fishekë, shuma parash, 10 automjete, 65 celularë, 15 peshore elektronike. Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe 11 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Po ashtu edhe në Korçë, ka nisur seanca e radhës gjyqësore për masat e megaoperacionit “Tempulli”. Seanca e sotme do të jetë për 16 të arrestuarit, ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme u dha masa për 10 të tjerët. Gjithsej nga megaoperacioni Tempulli në Korçë u arrestuan 26 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts