“Operatorët Call Center-it s’kishin besim tek njëri-tjetri”, zbardhet dosja nga operacioni i SPAK për mashtrimet: Ishin në garë për…

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ku u shkatërrua banda shqiptare që mashtronin shtetasit italianë për të investuar në bursa.

Në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se aktiviteti kryej në disa Call-Center-a në Tiranë, ku operatorët ishin në garë me njëri-tjetrin për të mbyllur sa më shumë kontrata.

“Operatorët nuk kishin besim tek njëri-tjetri dhe ishin në garë se kush ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe për të sjellë fitime, e gjitha kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm, viktima të kësaj gare absurde.

Verifikimet hetimore kanë bërë të mundur gjithashtu përcaktimin dhe identifikimin e teknikëve përgjegjës të grupit të strukturuar të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të call center-it të ngritur, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimin e call center-it në fjalë.

Është ushtuar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pasije të ndryshme kompjuterike, të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme”, shkruhet në dosjen e operacionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts