Operohet në gju, mesfushori i Kombëtares: Kam nevojë për pushim, ja sa do të qëndroj jashtë fushave



Ledian Memushaj ka bërë dje një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Mesfushori i Kombëtares nuk luajti në San Marino pikërisht prej problemeve në gju dhe dje në Milano ka kryer një pastrim të specializuar nga kirurgu. Mesfushori tregon shkurtimisht për gazetën se për fat gjithçka shkoi mirë.

171265184_2961210654114664_4193754689512854006_n

“Operacioni shkoi mirë, falë Zotit. Falënderoj stafin mjekësor që u kujdes. Në bazë të bisedës me mjekun, do të kem nevojë të qëndroj pushim për një periudhë nga 4 deri në 6 javë”, është shprehur shkurtimisht për “Panorama Sport” Ledian Memushaj. Futbollisti vlonjat ka bërë ndërhyrje në gju edhe në fillim të këtij sezoni, por me sa duket, dhimbjet u përsëritën dhe u desh kjo ndalesë në fund të këtij viti futbollistik.

Memushaj do të jetë mungesë për skuadrën e Peskarës, që nuk po kalon formën e duhur dhe këtë sezon është në luftë për mbijetesë

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *