“Opinioni i Venecias ishte i paraprogramuar”/ Këshilltari i Presidentit arsyeton qëndrimin për “30 qershorin”: Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese në të njëjtën linjë









Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj ka argumentuar qëndrimin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Në një dalje për mediat, ai tha se opinioni i Venecias ishte i paraprogramuar, ndërsa u shpreh se Gjykata Kushtetuese dhe qeveria ishin në një linjë arsyetimi.

bledar dervishaj

Dervishaj tha se Komisioni i Venecias i kujtoi edhe një herë Gjykatës Kushtetuese se, nuk mund të zëvendësojë institucionet e Republikës së Shqipërisë, dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese ka tagrin të vendosë mbi interpretimin final të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke i rikujtuar përgjegjësinë që kjo gjykatë ka për t`u shprehur për çështje të kësaj rëndësie.

“Kjo mënyrë operimi e Gjykatës Kushtetuese, na krijon bindjen e palëkundur se, Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë vendimin e saj për ta shpallur veten jo kompetente për zgjidhjen e çështjes, që prej datës 23 qershor 2021, dhe dërgimi i çështjes në mënyrë të papritur në Komisionin e Venecias, për të marrë një opinion këshillimor, ishte një taktikë e gjykatës, që përmes procedurave, të shtynte në kohë vendimmarrjen e saj, me qëllim që t`i krijonte vetes një justifikim përballë publikut, për mos përmbushjen e detyrës dhe funksionit themelor të saj, duke u vetëshpallur jo kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes.  

Se sa kjo mënyrë veprimi e Gjykatës Kushtetuese iu përshtat kërkesave të Qeverisë, kjo nuk ka nevojë për komente.

Mjafton të lexoni vendimin dhe e kuptoni se Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi.

Se sa Qeveria, përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Venecias, ka mundur të ndikojë në orientimin e përgjigjes për Gjykatën Kushtetuese, kjo vetëkuptohet, pasi qeveria është de facto e përfaqësuar dhe lidhja midis këtyre dy organeve, ku si në Gjykatë, dhe në Komisionin e Venecias, përfaqësohet nga të emëruarit e saj.

Opinioni i Komisionit të Venecias ishte i paraprogramuar, për shkak të natyrës shumë të kufizuar të pyetjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese, që i dhanë një mandat po aq të kufizuar interpretativ Komisionit të Venecias”, tha ai. 

Sipas Dervishajt kjo vendimmarrje nuk prek, nuk krijon asnjë detyrim, dhe nuk nxjerr asnjë përgjegjësi, për asnjë nga palët e përfshira në këtë proces.

“E megjithatë, formalisht, Komisioni i Venecias i kujtoi edhe një herë Gjykatës Kushtetuese se, nuk mund të zëvendësojë institucionet e Republikës së Shqipërisë, dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese ka tagrin të vendosë mbi interpretimin final të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke i rikujtuar përgjegjësinë që kjo gjykatë ka për t`u shprehur për çështje të kësaj rëndësie.

Kjo është gjendja më e rëndë e keqfunksionimit të sistemit të drejtësisë, ku institucionet më larta pjesë e tij, deklarohen të ngritura dhe funksionale vetëm për numra dhe si godina.

Gjykata Kushtetuese, si instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve apo vendimeve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror, nuk përmbushi rolin, misionin dhe përgjegjësitë që Kushtetuta i ka dhënë.

 Nga leximi tërësor i vendimit të Gjykatës, kjo vendimmarrje nuk prek, nuk krijon asnjë detyrim, dhe nuk nxjerr asnjë përgjegjësi, për asnjë nga palët e përfshira në këtë proces”, u shpreh Dervishaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *