Opozita e djathtë suedeze në prag të fitores

opozita e djathte suedeze ne prag te fitores
opozita e djathte suedeze ne prag te fitores

11:01 12/09/2022

Demokratët suedezë kundër imigracionit mund të bëhen partia e dytë më e madhe e vendit duke bërë kështu histori

Blloku i djathtë i Suedisë ka arritur një rezultat paraprak tepër të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme, që tregojnë ardhjen një qeverie të re pas tetë vjetësh sundimi socialdemokrat. Shifrat treguan se të moderuarit, demokratët suedezë, kristiandemokratët dhe liberalët fituan 176 vende në parlamentin me 349 vende kundrejt 173 për qendrën e majtë.

[embedded content][embedded content]

Demokratët Suedezë kundër imigracionit janë të vendosur të kapërcejnë të moderuarit si partia e dytë më e madhe e Suedisë dhe më e madhja në opozitë  një ndryshim historik në një vend që prej kohësh krenohet me tolerancën.

Kjo parti ka hyrë në parlament me 5.7 për qind të votave më 2010, duke u rritur më pas në 17.5 për qind më 2018. Kësaj here synon të fitojë më shumë se 20 për qind. Megjithatë, lideri i saj, Jimmie Akesson, nuk pritet të bëhet kryeministër edhe nëse blloku i krahut të djathtë fiton numrin më të madh të ulëseve.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson pritet të marrë atë pozitë, nëse Demokratët e Suedisë bëhen pjesë e qeverisë së tij. Kur Kristersson mori drejtimin e të moderuarve në vitin 2017, Demokratët Suedezë, një parti kundër imigracionit me supremacistë të bardhë mes themeluesve të saj, u shmangën nga e djathta dhe e majta. 

Procesi i numërimit të të gjitha votave mund të zgjasë deri të mërkurën. Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930. Pjesmarrja në këto zgjedhje besohet se ka qenë e lartë, pasi mbi 80 për qind e popullsisë  7.8 milionë banorë besohet se kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Edhe pse dhuna fillimisht është bllokuar në disa vende, më vonë është zgjeruar në hapësira publike sikurse parqe dhe qendra tregtare, duke rritur shqetësimet mes banorëve suedezë, pasi shteti i tyre njihet si vend i sigurt.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts