Opozita fitoi zgjedhjet parlamentare, presidenti çek sëmuret papritur, dërgohet me urgjence në spital

Presidenti çek, Milos Zeman është transportuar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Zeman ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Ushtarak në Pragë.

Gjendja e tij u përkeqësua pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare.

Sipas rezultateve, partia e kryeministrit Andrej Babis njëkohësisht aleat i presidentit çek , ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh.

Ndërkohë koalicioni prej tri partish ka fituar të paktën 108 ulëse.

Aleanca konservatore SPOLU ka fituar 27.8 % të votave, ndërsa koalicioni ndërmjet Partisë Pirate dhe Partisë së Kryetarëve ka fituar 15.6 % të votave.

Kujtojmë se 77-vjeçari Milos Zeman ,vitet e fundit ka marrë mjekime për një sërë problemesh shëndetësore.

Më parë ai ka thënë se vuan nga lodhja dhe dehidratimi, ndërsa muajin e kaluar qëndroi tetë ditë në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *