“Opozita në Parlament, dekor pa funksione”, Berisha: Kryesia e PD-së duhet të hidhet në betejë pa kthim, ashtu si…

opozita ne parlament dekor pa funksione berisha kryesia e pd se duhet te hidhet ne beteje pa kthim ashtu si
opozita ne parlament dekor pa funksione berisha kryesia e pd se duhet te hidhet ne beteje pa kthim ashtu si

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron atë që po ndodh në Shqipëri si një grusht shteti, ndërsa kërkon që të arrihet drejt një kryengritje në nivelet e një mosbindje civile.

Ai shprehet se opozita në Parlament, sipas tij, nuk është tjetër veçse një dekor pa funksione, në momentin që mazhoranca i heq asaj të drejtat kushtetuese për të hetuar qeverinë përmes Komisioneve Hetimore.

“Sirenat e luftës së egër kundër PD dhe opozitës bien në katër anët”, thotë ai, ndërsa fton anëtarët e Kryesisë së PD-së së Rithemelimit në një betejë pa kthim.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo mbledhje kryesie ka qëllim së pari një diskutim për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, situatën politike në vend, dhe për Kuvendin e ardhshëm, që mbahet pas tre ditësh, të PD-së. Situata politike e vendit është më e jashtëzakonshmja në tërë historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik. Një situatë e tillë ka ekzistuar pas rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991, në të cilën Ramiz Alia kishte përgatitur një skemë të krijimit të Këshillit Presidencial, me të cilin ai i jepte vetes pushtete që nuk i kishte. Por ai ndoqi një procedurë, duhet të jemi realistë. Ndoqi një procedurë të hapur, e denoncuam në atë kohë se ishte grusht shteti brenda shtetit, në mediat ndërkombëtare, dhe ai akt i tillë ishte.

Sot, ajo që ndodh në Shqipëri, është një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit, por kësaj here pushteti i merret parlamentit, dhe natyrisht i merret ai pushtet që Kushtetuta i ka besuar opozitës. Kushtetuta i jep opozitës. Mirëpo pushteti që Kushtetuta i jep opozitës, në pamje të parë pa diskutim pushtet minoritar, por në fakt përcaktues për ekzistencën e sovranitetit të vendit, sovranitetit të brendshëm sepse në doktrinë, sovraniteti ka dy anë, sovranitetin e jashtëm që ka të bëjë me fuqinë vendimmarrëse të vendit në raport me vendet e tjera. Por sovraniteti i brendshëm është vetëm fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë e tij.
Pra, de facto dhe de jure, duke i bllokuar opozitës të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverinë me komisionet hetimore parlamentare, një njeri dhe ky është Edi Rama, i ka marrë parlamentit një të drejtë themelore, i ka marrë opozitës, sepse ai kontroll më së shumti është i parashikuar për çdo 35 deputetë, pavarësisht nga spektri partiak, por natyrisht me vetëkuptim ai pushtet ushtrohet më së shumti nga opozita.
Sidoqoftë ai pushtet është marrë, sepse njeriu që kontrollon të gjitha pushtetet tjera, tani ai nuk pranon të kontrollohet nga sovrani. Shkelmon sovranitetin e vendit dhe vendos pushtetin absolut.

Pra, kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë në tërë historinë 32-vjeçare të Shqipërisë.
Ky njeri është sot i paligjshëm, ky është një armik i rendit kushtetues të Shqipërisë, ky është një armik i egër i pluralizmit politik të vendit. Ky është një armik i egër i Shqipërisë për aq sa ky vend duhet të jetë një vend sovran, një vend që gëzon sovranitetin. Në këto kushte, ose me këtë akt, Edi Rama ka asgjësuar politikisht votën, vullnetin e më së paku të 600 mijë shqiptarëve. Por edhe njëherë, e drejta e kontrollit të qeverisë nuk është vetëm e qeverisë, është e parlamentit, e të gjithë atyre deputetëve që duan ta ushtrojnë atë.
Por meqenëse kjo e drejtë i është shkelmuar 8 herë opozitës, ky akt shënon de facto, asgjësimin politik të opozitës në parlament.

Opozita në parlament, një dekor pa funksione, pasi pushtetin që ajo ushtron në përputhje me ligjet, ia ka marrë Edi Rama. Nuk po them asgjë të re, se këto janë të qarta për çdonjërin prej nesh.
Por ajo që ka rëndësi kapitale, rëndësi ka që kryesia e PD-së, organi drejtues i kësaj partie, të hidhet në betejë pa kthim. Ashtu siç janë hedhur deputetët e kësaj partie në parlament.
Në një betejë pa kthim me cilindo që është i vendosur të luftojë për rivendosjen e pluralizmit, për rivendosjen e kushtetutshmërisë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts