“Opozita nuk është armike, por konkurrente”- Spiropali: Nuk do të biem në kurthin e lojrave të vjetra të agjendave personale





Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në ditën e parë të seancës parlamentare të sesionit të ri Legjislativ thotë se “interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes”.

spiropali ne kuvend

Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, thotë se është e bindur “se opozita nuk është armike por konkurrente”. Kjo deklaratë vjen pasi lideri i PD-së Lulzim Basha, deklaroi jashtë Kuvendit se “Edi Rama është armiku i vetëm”.

“Nuk do të biem në kurthin e lojrave të vjetra të agjendave personale. Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre”, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë.

Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.

Nuk do të biem në kurthin e lojrave të vjetra të agjendave personale.

Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre.

Kemi bindjen e patundur se opozita nuk është armike por konkurrente.

Do luftojmë pa u ndalur dhe pa u lodhur për të realizuar ëndrrën dhe premtimin tonë për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike, evropiane, me më shumë barazi dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *