Opozita protestë të enjten para Parlamentit, policia njofton planin e masave. Ja rrugët ku bllokohet qarkullimi

opozita proteste te enjten para parlamentit policia njofton planin e masave ja rruget ku bllokohet qarkullimi

































Të enjten (6 qershor) para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në orën 10:00, do të zhvillohet një protestë nga ana e opozitës.

kuvendi

Për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka njoftuar planin e masave të ndërmarra, ku bën me dije se zbatimi do të nisë që në orën 08:00 dhe se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”.

Policia njofton se drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Policia e Tiranës u ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të shmangin aktet e dhunës.

Njoftimi i DVP Tiranë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, përpara Parlamentit, në orën 10:00.

Në zbatim të planit të masave, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore dhe përsërit thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts