Opozita refuzoi mbledhjet online/ Konferenca e Kryetarëve drejt miratimit të zhvillimit të Komisioneve Parlamentare fizikisht! Ja kushtet për deputetët








komisionetparlamentare

Komisionet parlamentare do të mund të zhvillohen fizikisht në ambientet e Kuvendit duke respektuar masat antiCOVID. Anëtarët e komisioneve do të duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

Këto janë vendimet që pritet të miratohen ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve pas debateve që përfshinë deputetët e opozitës dhe mazhorancën mbi zhvillimin e komisioneve parlamentare.

Në dokumentin e siguruar nga Panorama.al, thuhet gjithashtu se Komisionet mund të zhvillohen edhe online deri në përfundim të gjendjes së pandemisë me dakordësinë e kryesisë së Komisionit Parlamentar. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të fillojë në orën 10:00 këtë të hënë.

Ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet në orën 13:00.

Projektvendimi:

I. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit c;ertifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.

II. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

ok

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *