Opozita shkon fizikisht në sallë, Mimi Kodheli e zhvillon mbledhjen e komisionit online. Ironizon Alizoti: E tmerrshme për vendin që “inkona e modës shqiptare Edi Rama”…





Opozita ka qenë prezente fizikisht ditën e sotme në sallën e Komisionit të Politikës së Jashtme për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, por që ashtu siç ishte parashikuar nga mazhoranca, Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli e zhvilloi mbledhjen e komisionit online nga zyra e saj.

alizoti

Partia Demokratike, përmes një interviste të dhënë nga nënkryetari i Komisionit, Tomor Alizoti, e cilësoi vendimin për mbajtjen e mbledhjeve të Komisioneve Online në thyerje të rregullores.

Teksa shpreh trishtimin për mungesën e jetës parlamentare në vend, Alizoti ironizon me kryeministrin Rama duke thënë se është e tmerrshme për këtë vend që “inkona e modës shqiptare”, ka frikë nga përballja.

“Është absurde që Komisioni i Jashtëm, në pikën më të rëndësishme të Kombit shqiptar, ku tanket serbe janë në kufi, ku sot është edhe vizita e Ursula von der Leyen, në situatën kritike të politikës së jashtme, Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme mblidhet online, pra, mblidhet nëpërmjet telefonave, mblidhet nëpërmjet selfie-t.

Kur e gjithë Shqipëria është e hapur, kur kafet janë plotë, kur koncertet nga bota sllave vijnë dhe këndojnë në Shqipëri, me mijëra njerëz të cilët konsumojnë edhe alkool, Shqipëria sot dhe kombi shqiptar që ka një sfidë të madhe, ku ka lënë Kosovën vetëm, ku diskutohet vetëm Open Balkan, për influencat e Serbisë, kur influencat ruse janë afër Ballkanit, komisioni i Jashtëm është online. Është me telefona.

Ne ishim fizikisht dhe nuk patëm mundësi të komunikomnim me njëri-tjetrin, të komunikonim me kolegët tanë, të kuptonim mbi sfidat e politikës së jashtme, mbi sfidat e këtij vendi, është absurde, është e turpshme që kjo Republikë Parlamentare, s’ka asnjë tipar parlamentar. Ky shtet është kthyer në një teatër kukullash.

Është keq për vebdin,ndjehem shumë i shqëtësuar bashkë me kolegët e mi që nuk kemi mundësi të mbrojmë interesat e vendit  tonë, interesat e Shqipërisë, interesat e opozitës. Por fakti që kryeministri, “ikona e modës shqiptare”, ka frikë nga përballja, është e tmerrshme për këtë vend. Ndjehem shumë i trishtuar që ne nuk kemi jetë parlamentare”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *