“Opozita s’ka rrugë tjetër”, analisti Sulo për kaosin në Kuvend: Rama e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë, shtojcë të qeverisë

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 foli për kaosin dhe situatën në Kuvend.

Ai u shpreh se dhuna është e papranueshme, por kjo është rruga e vetme e opozitës, ndërsa shtoi se jeta e parlamentarizmit është mbyllur. Ndër të tjera ai tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Parlamentin në një institucion të dorës së dytë, shtojcë të qeverisë.

[embedded content]

“Kjo është rruga e vetme që ka opozita. Dhuna është e papranueshme, por ka qenë simbolike qëllimi është bllokimi. Nuk ka rrugë tjetër, Parlamenti ka humbur funksionin. Me marrjen e pushtetit nga Rama nuk ka një interpelancë. Interpelanca me Ramën s’ka. Berisha i mirë, i keq vinte në interpelancë. Kërkojnë deputetët e opozitës interpelancë dhe ata nuk vijnë. Rama nuk do lajm, e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë, i sheh ata si kusure, resto. Ka rënë parlamentarizmi, ka rënë, është mbyllur. Këto janë absurde. Pse? Se Parlamentin e ka thyer në një shtojcë të qeverisë. Janë 8 komisione që prej vitit 2021 dhe nuk është miratuar asnjë, përveç inceneratorëve, pasi la gjumë. E ka mbyllur me qëllim Parlamentin.”, u shpreh analisti Sulo.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts