Opozitës nuk i jepet fjala në Komisionet Parlamentare, por nderojnë efektivin e vrarë me një minutë heshtje! Salianji: Sot u bë atentat ndaj shtetit





Vrasja e efektivit të policisë në Lezhë, Saimir Hoxha është sjellë në vëmendje në Komisionin e Sigurisë nga deputetët e opozitës. Edhe pse atyre i është refuzuar fjala për shkak se nuk pranojnë mbledhjet online, kjo nuk i ka penguar që ta nderojmë me një minutë heshtje.

Përfaqësuesit e PD, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan zbatimin e rregullores së Kuvendit për të mos zhvilluar mbledhje online.

Deputeti, Ervin Salianji tha se sot është bërë një atentat ndaj shtetit dhe se ata polici që bien në krye të detyrës duhet të nderohen.

Ndërkohë që deputetët e opozitës ngrihen në këmbë në një minutë heshtje. Kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço refuzon të ngrihet në këmbë.

QENDRIMET E PËRFAQËSUESVE TË PD NË KOMISION

Flamur Noka: Veprimet e sotme tregojnë më së miri gjendjen që e keni çuar këtë Komision. Një minutë heshtje është i detyrueshëm për çdonjërin prej nesh, për këtë oficer që dha jetën në betejë për rendin ligjin, kushtetutën dhe sigurinë publike, sigurinë e pronës dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, në betejë me trafikantët dhe krimin e organizuar.

Enkelejd Alibeaj: Kjo Republikë nuk e njeh gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi i Konferencës së Kryetarëve thotë këtë gjë: Vendimet, mbledhjet e komisioneve merren online, por kur kushtet janë dhe në raste të jashtëzakonshme ato zhvillohen edhe fizikisht. Po a ka mbledhje që është në raste të jashtëzakonshme siç është edhe ky i sotmi për ngjarjen fatkeqe që ka ndodhur? Nuk është kjo mënyra se si mund të vendoset parlamentarizmi në këtë vend.

Ervin Sallianji: Sot ka ndodhur nje nga ngjarjet me te renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetes ne krye te detyrës e një efektivi te ndershëm, nga te paktet qe lufton realisht krimin dhe gjendjen e përhapur te kanabisit dhe drogës anembanë Shqipërisë. Kushdo qe bie ne lufte me krimin është dëshmor i atdheut dhe ne qe jemi te pranishëm fizikisht nuk mund te bëjmë sikur nuk ekzistojmë ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propagandë. Ne ekzistojmë sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË KOMISIONIT TË SIGURISË, FLAMUR NOKA

Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrige falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *