“Optimist dhe më i frymëzuar se kurrë”/ Sali Berisha mesazh pas takimit në Vlorë: PD do të rikthehet më e bashkuar dhe më e hapur





Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit që zhvilloi me demokratët e Vlorës tha se ndihet optimist dhe më i frymëzuar se kurrë. Sipas tij, Partia Demokratike do të kthehet më e bashkuar dhe më e fortë.

“Ndihemi i frymëzuar, ndihem më i frymëzuar se kurrë, ndihem optimist. PD do të rikthehet më e bashkuar, më e fortë, më e hapur se kurrë dhe më demokratike gjithashtu”, u shpreh Berisha.

Në këtë takim Sali Berisha shoqërohej nga ish-Presidenti Bujar Nishani dhe deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj.

Gjatë fjalës së tij, ish-Kryeministri Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, por edhe liderit demokrat Lulzim Basha se të dy po shkatërrojnë pluralizmin në Shqipëri.

“Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Rama duke kapur për fyti pengun e tij ka asgjësuar pluralizmi në Shqipëri. Ndaj kushtrimi është “në këmbë të gjithë” për mbrojtjen e pluralizmit dhe mbrojtjen e demokracisë”, tha Berisha në foltoren e Vlorës.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk kishte ndërmend që të rikthehej, por sic u shpreh “këto rrethana të zgjojnë edhe nga varri”

“Unë ju kam kërkuar ndjesë dhe ju garantoj se në qëndrimin tim nuk ka patur asnjë shkak tjetër përveçse largimit tim pa kthim. Nëse unë imagjinoja të kthehesha unë do të merrja projekt, por kisha vendosur mos kthehesha kurrë. Por rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *