Optimizëm në Britani, pas tre javësh regjistrohen më pak se 25 mijë raste të reja në 24 orë, ulet numri i vdekjeve

Britania sot njoftoi numrin më të ulët ditor të rasteve Covid-19 që nga 4 korriku, një raport që shton indikacionet se një rritje e fundit në rastet e koronavirusit të shkaktuar nga variant Delta mund të ketë arritur kulmin e saj.

Numri i rasteve të reja u ul për të gjashtën ditë radhazi , në 24,950 sot nga 29,173 të dielën.
Në të njëjtën kohë, vendi njoftoi 14 vdekje të reja , një numër i zvogëluar nga 28 të regjistruar dje dhe raporti më i ulët ditor që prej 12 korrikut.

Fokusi i profesionistëve të tregut shëndetësor dhe financiar ka qenë në Britani që kur pothuajse të gjitha kufizimet u hoqën në MB në 19 korrik dhe pak para se rastet e reja të arrinin nivelin e tyre më të lartë që nga mesi i janarit.

Qeveria e Kryeministrit Boris Johnson ka vendosur që rreziku i një vale të madhe vdekjesh pas shtrimit në spital është i ulët për shkak të niveleve të larta të vaksinimit, të cilat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes serioze, edhe nëse infeksionet e reja nuk ndalen plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *