Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara, duke theksuar se në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Basha thotë se demokratët do të bashkohen sërish për të zgjedhur të ardhmen.
MESAZHI
Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al