Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë, alarmi i shkencëtarëve: Njerëzimi, më afër se kurrë vetëshkatërrimit

ora ndalet 90 sekonda ne mesnate alarmi i shkencetareve njerezimi me afer se kurre veteshkaterrimit

ora ndalet 90 sekonda ne mesnate alarmi i shkencetareve njerezimi me afer se kurre veteshkaterrimit

21:58 23/01/2024

Njerëzimi është më afër se kurrë vetëshkatërrimit. Ky është shqetësimi i shkencëtarëve, konkretisht i organizatës së Shkencëtarëve Atomikë.

Në buletinin e përvitshëm të kësaj organizate, që përdorin një orë simbolike të quajtur “Doomsday Clock” për të treguar se sa afër shkatërrimit është bota, kësaj radhe e kanë ndalur kohën 90 sekonda në mesnatë.

Alarmi që ngrenë ky grup shkencëtarësh ka të bëjë me krizën klimatike, vitin 2023 si më i nxehti në histori, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja.

“Rivendosja e orës 90 sekonda në mesnatë nuk është tregues që bota është e qëndrueshme, është krejtësisht e kundërta”, tha Presidentja e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, Rachel Bronson.

Ajo apelon që qeveritë dhe komunitetet të bashkëpunojnë dhe të marrin masa për të mbrojtur klimën dhe globin.

Edhe inteligjencën artificiale e konsideron rrezik për njerëzimin, duke bërë thirrje për më shumë kontroll mbi teknologjinë.

Vitin e kaluar, kjo organizatë e ndali kohën 90 minuta në mesnatë për të shprehur shqetësimin për luftën Rusi-Ukrainë.

/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts