Orar i ri policor dhe zhvillimi i Zgjedhjeve, ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare



Ndryshohet axhenda pĂ«r kampionatet shqiptare. Pas lĂ«vizjes sĂ« orarit policor nga ora 20:00 nĂ« 22:00, nga fundjava e ardhshme ndeshjet e KategorisĂ« sĂ« ParĂ« dhe KategorisĂ« sĂ« DytĂ« nuk do tĂ« zhvillohen mĂ« nĂ« orĂ«n 13:30, por nĂ« orĂ«n 15:00.

fshf 1

Gjithashtu organizimi i kampionatit të javës së ardhshme pritet të bëhet e gjitha ditën e shtunë, më 24 prill, duke parë se një ditë më pas, ekzaktësisht më 25 prill do të mbahen Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të Republikës së Shqipërisë.

Orari i ri pritet të ndryshojë edhe për Kategorinë Superiore, por FSHF për javën e 28-të ende nuk i ka bërë me dije oraret, ndonëse të gjitha do të luhen ditën e dielë, 18 prill.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *