Orban shpall fitoret në zgjedhjet parlamentare, nuk nguron të “thumbojë” Zelenskyn: Është kundërshtari ynë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare të vendit, duke siguruar kështu mandatin e katërt radhazi në pushtet.

Me vetëm 43 për qind të votave të numëruara, koalicioni Fidesz i krahut të djathtë të

Viktor Orban kishte fituar 57 për qind të votave ndërsa një koalicion opozitar pro-evropian, “Të Bashkuar për Hungarinë”, kishte 31 për qind, sipas Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve.

“Kjo fitore është një triumf për t’u mbajtur mend, ndoshta edhe për pjesën tjetër të jetës sonë, sepse ne kishim gamën më të madhe të kundërshtarëve për të mposhtur”, tha ai.

“E majta në shtëpi, e majta ndërkombëtare, burokratët në Bruksel, paratë e perandorisë Soros, mediat ndërkombëtare dhe madje edhe presidenti ukrainas në fund”, pohoi Orban, raporton skynews.

Ai dukej se i referohej kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e kritikoi 58-vjeçarin për mbështetjen që po i jep presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ai është praktikisht i vetmi në Evropë që e mbështet hapur Putinin”, tha ai duke shtuar se “E gjithë Europa po përpiqet të ndalojë luftën, të rivendosë paqen. Atëherë pse Budapesti zyrtar kundërshton të gjithë Evropën, të gjitha vendet e qytetëruara?”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.