Orban: Strategjia e BE-së për Ukrainën ka dështuar

orban strategjia e be se per ukrainen ka deshtuar

[embedded content][embedded content]

14:41 27/10/2023

Kryeministri hungarez shprehet se vendi i tij nuk është i gatshëm të ndihmojë luftën në Ukrainë

Në një intervistë për median shtetërore hungareze kryeministri Viktor Orban është shprehur se Strategjia e Bashkimit Evropian në lidhje me luftën në Ukrainë “ka dështuar” pasi ukrainasit nuk do të fitojnë në vijën e parë të frontit.

“Kjo ishte strategjia evropiane. Ukrainasit duhet të fitojnë, rusët duhet të humbasin, presidenti duhet të bjerë. Ne e thamë  këtë në unison me amerikanët. Por kjo nuk do të funksionojë. Më duhet të them se plani A dështoi, tani duhet të bëjmë një plan B.”

BE-ja do të vendosë në Dhjetor për një rishikim të buxhetit, i cili tashmë është i sforcuar nga shpenzimet emergjente gjatë pandemisë.

Blloku ka propozuar që shtetet anëtare të futin më shumë në arkat e përbashkëta për të siguruar 50 miliardë Euro për Ukrainën dhe për të shpenzuar 15 miliardë Euro të tjera për emigracionin.

Por kryeministri Orban nuk është dakord me këtë propozim.

“Nëse Evropa do të jetë në gjendje të paguajë, nuk e di ta them këtë, por jam i sigurt se Hungaria as nuk është në gjendje dhe as nuk dëshiron ta bëjë këtë, sepse nuk shoh asnjë arsye që ne të dërgojmë paratë e taksapaguesve të saj për të mbështetur Ukrainën.”

Orban, i cili është përplasur vazhdimisht me Brukselin në 13 vitet e fundit për politikat që kritikët e tij thonë se kanë gërryer vlerat demokratike në Hungari, thekson se një ndryshim lidershipi është i nevojshëm në Bruksel.

Klan News




orban strategjia e be se per ukrainen ka deshtuar

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts