Orë vendimtare për Brojën, mjekët e Sauthemptonit të fokusuar totalisht te riaftësimi i sulmuesit shqiptar








Mjekët e Sauthempton janë ‘optimistë’ se Armando Broja do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Shqipërisë me Anglinë, pavarësisht problemeve me një dëmtim muskulor.

BROJA

Broja u dëmtua në sfidën ndaj Aston Vilës duke qenë një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë në dy sfidat e nëntorit, por mesa duke situata është përmbysur në favor të kuqezinjve.

Sauthemptoni kishte kërkuar kohë shtesë për të vlerësuar dëmtimin përpara se të lironte sulmuesin për detyrën ndërkombëtare. Bisedimet mes dy klubit dhe stafit drejtues të Kombëtares ishin të vazhdueshme. Lajmi është se Broja ka nisur riaftësimin në fazë intensive dhe e sotmja do të jetë vendimtare për prezencën e 20-vjeçarit në sfidën ndaj “3 Luanëve”.

Sipas mediave angleze Broja me shumë mundësi do t’i bashkohet pjesës tjetër të Kombëtares, por vetëm sot pasdite do të vendoset nëse sulmuesi do të jetë në fushë ndaj Anglisë.

Ky do të ishte një lajm mjaft i mirë për Rejën që do të kishte në dispozicion një ndër sulmuesit më në formë të kuqezinjve për momentin ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *