Orë vendimtare për Lacion dhe Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritet të transferohet te skuadra e CSKA Moskë me formulën e huazimit me obligimin e blerjes së 9 milionë eurove.
Bardhekaltërit e Mauricio Sarrit do ta zëvendësojnë me ish-sulmuesin e Milanit, Xhanluka Lapadulën, i cili do të largohet nga Benevento.
Gjatë këtij sezoni 27-vjeçari është aktivizuar në total në Serinë A me Lacion në 11 ndeshje ku nuk ka mundur dot që të realizojë asnjë gol.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al