Organizata terroriste YPG/PKK sërish hap zjarr ndaj protestuesve në Munbixh, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Vazhdojnë protestat e popullit në rrethin Munbixh të provincës Halep të Sirisë kundër rekrutimit me forcë të zbatuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Protestat fillimisht nisën dje në qendër të rrethit Munbixh, ndërsa tashmë janë përhapur edhe në pjesën rurale të tij.

Civilët e mbledhur në rajonin Hudhud në lindje të Munbixhit, pavarësisht bllokimeve të organizatës terroriste YPG/PKK, u mobilizuan që të dëgjohet zëri i tyre.

Ata janë ndalur nga organizata terroriste në pikën e kontrollit Kaddaf, duke u përpjekur që të kalojnë në qendër.

Si pasojë e përpjekjes për pengim, në zjarrin e terroristëve të YPG/PKK-së humbi jetën një civil, ndërsa u plagosën gjashtë të tjerë.

Ndërkohë, sipas informacionit të marrë, një delegacion nga Rusia dhe regjimi i Assadit kanë hyrë në qendër të Munbixhit për të zhvilluar biseda me liderët e fiseve në rreth. Mësohet se delegacioni ka zhvilluar bisedime me disa liderë të fiseve. Gjithashtu edhe organizata terroriste ka filluar bisedimet me liderët e fiseve.

– Zhvillimet në Munbixh

Qindra civilë në qendër të rrethit Manbij dhe lagjet përreth, 99 për qind e të cilëve janë arabë, u bashkuan për të protestuar ndaj organizatës që ndalon vajzat dhe djemtë e tyre për rekrutim.

Më herët, si pasojë e zjarrit të hapur nga terroristët e YPG/PKK-së, kishte humbur jetën një civil, ndërsa ishin plagosur tre të tjerë.

Organizata terroriste nga ana tjetër kishte shpallur “ndalësë lëvizjeje 48-orëshe” për të parandaluar reagimin.

Organizata terroriste YPG/PKK u imponon të ashtuquajturin shërbim të detyrueshëm ushtarak djemve dhe vajzave të lindura në vitet 1990-2003 për periudha rreth një vit. Në këtë mënyrë, organizata terroriste rekruton me forcë fëmijë dhe të rinj arabë në rajonet e pushtuara Munbixh, Aynularab (Kobani), Qamishli, Malikiyye, Dirbasiye, Haseke, Raka dhe Deirizor.

– Pavarësisht marrëveshjeve, rajoni ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste

Rajoni Munbixh i Halepit, që prej gushtit 2016 e deri më tani ndodhet nën pushtimin e YPG/PKK-së. SHBA-ja pas pastrimit të rajonit nga DEASH-i kishte premtuar se YPG/PKK-ja do të largohej nga rajoni.

Teksa administrata e Washington-it nuk e ka përmbushur premtimin e saj, Turqia dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje për udhërrëfyesin e Munbixhit në qershor 2018, por kjo nuk qe e mundur që të plotësohej për shkak të zvarritjeve të SHBA-së.

Gjithashtu edhe Rusia në marrëveshjen e saj të arritur me Turqinë gjatë operacionit “Burimi i Paqes” në tetor 2019 premtoi nxjerrjen e organizatës terroriste nga Munbixhi. Por, YPG/PKK, e cila vazhdon pushtimin e saj në rajon, nga pozicionet e saj vazhdon përpjekjet për infiltrime në vijën e frontit të Ushtrisë Kombëtare Siriane dhe sulmet e saj ndaj vendbanimeve civile me topa dhe raketa.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *