Organizatat i kërkojnë parlamentit të tërhiqet nga ligji për regjistrin e OJF-ve: Cënon rëndë të drejtën e…






kuvendiKuvendi i Shqipërisë ka në plan të miratojë të enjten (24 qershor) një projektligj që synon të krijojë një regjistër qendror elektronik të organizatave jofitimprurëse, por rreth 140 organizata publikuan një deklaratë të mërkurën ku kërkojnë që kuvendi të tërhiqet nga miratimi dhe të nisë procedurën nga e para.

Sipas organizatave, projektligji, i cili është nismë e Këshillit të Ministrave, është prezantuar si një nga shumë ligjet përmes të cilave qeveria pretendon se do të luftojë paratë e pista pas vlerësimit negativ të MoneyVal për aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave të siguruara nga aktivitetet kriminale si droga dhe korrupsioni. Por organizatat besojnë se projektligji i ri ka gjasa që do të dëmtojë punën e organizatave dhe nuk do të ndihmojë shumë në këtë drejtim.

“Për ne, organizatat e shoqërisë civile projektligji cënon rëndë të drejtën e organizimit vullnetar, parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese si dhe mbivendosjen e tyre, raportimin e dyfishtë dhe parimin e qartësisë ligjore,” thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar rekomandimet e MoneyVal por mbi të gjitha si një përmbushje e kërkesës shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij. Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cënojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar nëpërmjet një procesi efektiv,” vijon më tej deklarata.

Oganizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Kuvendit të mos miratojë këtë projektligj dhe të mundësojë hapjen e një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës në përgjigje të kërkesave dhe rekomandimeve të ardhura nga vetë sektori./Reporter.al

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *