Organizatat ndërkombëtare: Mbi 1900 emigrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë 2021

14:23 27/12/2021

Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtuar në Detin Mesdhe edhe rreth 100 emigrantë të tjerë, kur një gomone ishte në rrezik të fundosej. Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit. Në anijën Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 emigrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një nënë shtatzënë. Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.

Në të shkuarën anijet e shpëtimit të organizatave private humanitare duhet të prisnin me ditë derisa të ankoronin në një port europian. Natën e Krishtlindjeve 223 vetë mundën të largoheshin nga anija e shpëtimit “Sea- Eye 4”. Pas “tetë ditësh të vështira“, bëri të ditur organizata gjermane, Sea-Eye, të shpëtuarit mund të dilnin në portin e Pocalo në Siçili.

Kalimi i i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ka bërë fjalë se këtë vit 1900 vetë janë mbytur ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë. Shifra mendohet, se është shumë më e lartë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.