Organizatat ndërkombëtare thirrje që “të merren menjëherë masat për ujin dhe klimën”

Organizatat ndërkombëtare u kanë bënë thirrje shteteve të botës që të ndërmarrin sa më parë hapa të përbashkët për çështjen e ujit dhe klimës.

Liderët e institucioneve të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të OKB-së (UNESCO), Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fondit Ndërkombëtar të OKB-së për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), Programit Mjedisor të OKB-së (UNEP), Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Universitetit të OKB-së (UNU), Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën (UNECE), Partneritetit Global për Ujin (GWP) kanë shkruar një letër të përbashkët ku përmendin rëndësinë e ndryshimit të kimës dhe ujit.

Në letrën e përgatitur përpara Konferencës së 26-të të palëve për ndryshimet klimatike të OKB-së (COP26) e cila do të zhvillohet më 31 tetor në Glasgow, liderëve të vendeve anëtare u bëhet thirrje që t’u japin përparësi çështjeve të ujit dhe ndryshimit të klimës.

“Duhet urgjentisht një veprim i përshpejtuar për të trajtuar pasojat e ndryshimit të klimës të lidhura me ujin që prekin njerëzit dhe planetin tonë”, thuhet në letër.

Ndryshimi i klimës ndikon negativisht mbi ciklin global të ujit dhe shkaktojnë fatkeqësi të tilla si thatësirë dhe përmbytje, thuhet në letrën në të cilën theksohet se “Temperatura në rritje dhe ndryshimi në profilin e rrjedhës së burimeve të ujit, ndikojnë në masë të madhe në cilësinë e ujit në sipërfaqe dhe nën tokë”.

Në letrën e institucioneve ku rikujtohet paralajmërimi se sipas të dhënave të UNICEF-it ndryshimi i klimës mund të ekspozojë 920 milionë fëmijë në botë ndaj mungesës së ujit, vendeve anëtare u bëhet thirrje që “agjendën e ujit dhe klimës ta integrojnë në nivel kombëtar”, “të mbështesin dhe financojnë sistemet globale për ndjekjen e ujit”, “të mbështesin bashkëpunimin teknik, politik dhe shkencor për shtretërit e ujit”, “të inkurajojnë qasjen ndërkombëtare në paralajmërimet për fatkeqësitë lidhur me ujin”, “të adoptojnë qasje parandaluese për menaxhimin e përmbytjeve dhe thatësirës” si dhe “të mbështesin integrimin e të dhënave lidhur me rreziqet e klimës dhe ujit”.

Në Konferencën e COP26 e cila do të zhvillohet më 31 tetor-12 nëntor do të marrin pjesë rreth 140 liderë.

Në Samit do të diskutohet se si të arrihet objektivi i emetimeve zero të karbonit deri në vitin 2050, në mënyrë që rritja e temperaturës globale të mund të mbahet nën 2 gradë Celsius ose edhe të kufizohet në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *