Organizimi i atentatit ndaj Inez Hajrulla/ “Në Shënjestër”: Vrasësi me pagesë tregon përgatitjet dhe tërheqjen e grupit në bazën e Shëngjinit pasi dyshonin se…

organizimi i atentatit ndaj inez hajrulla ne shenjester vrasesi me pagese tregon pergatitjet dhe terheqjen e grupit ne bazen e shengjinit pasi dyshonin se
organizimi i atentatit ndaj inez hajrulla ne shenjester vrasesi me pagese tregon pergatitjet dhe terheqjen e grupit ne bazen e shengjinit pasi dyshonin se

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla, i konsideruar si një nga krerët e një grupi kriminal në Vlorë.

Pjesë nga dokumentari:

Pasi ranë në ujdi për pagesën dhe kohën kur duhet të kryhej krimi, Amarildo dhe Leonard Luzi u takuan edhe disa herë të tjera me njëri-tjetrin. Kjo për të vendosur edhe për detaje të tjera që lidheshin me qëndrimin e tij në Vlorë dhe mënyrën se si duhet të vepronte gjatë lëvizjeve në këtë qytet. Ku Nardi do ti paguante edhe shpenzimet ditore. Ndaj për këtë arsye ky i fundit i dha si kapar fillimisht një shumë prej 5 mijë euro. “Unë e pranova këtë gjë, jo thjesht për të vrarë këta persona, po për shkak të kushteve ekonomike, me mendimin t’a shtyja sa ta shtyja atë gjë që Nardi më kërkonte’. Pasi dolëm nga lokali, ne shkuam te shtëpia e Leonardit, pranë ‘Zogut të Zi’, ku ai më dha poshtë pallatit 5 000 euro. Nga aty unë shkova në Vlorë, për të kryer krimin sipas porosisë që kisha marrë, ku kam ndejtur në një shtëpi të marrë me qira në zonën e LungoMare”, rrëfen Nikolli.   Amarildo Nikolli tha më tej se arsyeja përse zgjodhën që banesën me qira ta merrnin pikërisht në zonën e ‘Lungo Mares’, kishte të bënte me faktin se aty banonin dhe lëviznin edhe dy personat që ishin objekt tani e tutje i shënjestrës së tyre.

[embedded content]

“Unë në këtë apartament qëndrova me bashkëshorten time, ndërsa Nardi më kishte thënë se në këtë zonë në Lungo Mare te ‘7 Pallatet’, lëviznin dhe pinin kafenë edhe personat që duhet të vrisja. Unë në Vlorë shkova që në muajin qershor, vetëm një javë pasi isha takuar në Tiranë me Nardin. Ndërsa një ditë ai erdhi në apartamentin ku unë po qëndroja në Vlorë me dy persona të cilët ai i quante ‘Bjondi’ dhe ‘Fshatari’”, thotë ai.  Këta persona u identifikuan në vazhdim nga Amarildo si Erjon Zejno, i njohur me nofkën ‘Bjondi’, që ishte kushëri me Nardin. Ndërsa ‘Fshatarit’, ai thotë se nuk mundi t’ja mësojë asnjëherë emrin.

“Erjoni do siguronte armët, si dhe makinat të cilat ishin në Vlorë. Gjatë kësaj kohe ‘Bjondi’ dhe ‘Fshatari’ më sollën në banesë dy pistoleta të tipit ‘Beretta’. Ku njëra prej tyre ishte me silenciator. Nga bisedat kuptova që baza e armëve ishte në Vlorë. Gjatë kësaj kohe Nardi më bleu në Tiranë edhe një Iphone. Armët here pas here unë i merrja me vete kur dilja në qytet. Unë zakonisht dilja vetë për t’i kërkuar shënjestrat, ndërsa vetëm njëherë më ka çuar ‘Bjondi’ për të parë vendet se ku rrinin këta persona”, dëshmon ai.

Amarildo tha më tej se nuk iu desh shumë kohë dhe xhiro për t’i pikasur dy objektivat e tij. Kjo edhe në bazë të informacioneve dhe fotos që i kishte dhënë Nardi, ku fillimisht ai thotë se gjeti ‘Qorrin’ dhe më pas ‘Sakatin’.  “Fillimisht unë arrita të gjej ‘Qorrin’ dhe më pas ‘Sakatin’. ‘Qorri’ kishte në qafë një tatuazh në formë kryqi, kurse ‘Sakati’ kishte probleme në ecje. Unë i pashë shpesh ata të lëviznin veç e veç. Nardi dhe ‘Bjondi’ më merrnin shpesh në telefon nëse i kisha parë këta dy persona. Unë i thosha që po, por nuk mund t’u afrohem pasi janë gjithmonë në shoqërinë e personave të tjerë”, dëshmon më tej. Por sa vinte gjithmonë e më shumë, presioni po rritej te ai. Nardi dhe të tijët e kishin humbur durimin dhe gjithmonë e më të tepër po i kërkonin Amarildos, ta mbyllte punës medoemos. “Ata më thoshin gjithmonë e më shpesh ‘bëje, bëje’, por unë justifikohesha. ‘Bjondi’ dhe ‘Fshatari’ më sillnin vazhdimisht çdo ditë nga 100 deri në 200 mijë lekë dhe më pas prisnin telefonata nga unë.  Me ‘Bjondin’ flisja në WhatsApp, ndërsa më të tjerët nëpërmjet aplikacionit ‘Signal’  Nardi me shkruante gjithmonë me pseudonimin ‘Daku’ dhe ‘Daku 1,2,3’. Ndërsa ‘Bjondi’ me emërtimet ‘B’ dhe ‘Kusho’, kurse ‘Fshatari’ me nofkën që kishte”, rrëfen ai.

Por grupet kishte dyshimet e veta se mund të ishin dekonspiruar. Për këtë arsye ata vendosën të tërhiqen nga terreni dhe survejimi për disa ditë. Duke u zhvendosur në qytetin e Shëngjinit, në bazën e financierit nga Dubai.

“Nardi më tha të shkoja në Shëngjin, në shtëpinë që sipas tij i përkiste personit nga Dubai dhe që kishte financuar vrasjet e ‘Sakatit” dhe ‘Qorrit’.  Disa ditë më pas, Nardi më mori në telefon dhe më tha të kthehesha në Vlorë dhe të vazhdoja punën, pasi kishin marrë informacion që personat që ata kishin në objektiv për të vrarë, nuk dinin asgjë. Gjatë kësaj kohe, plani ndryshoi. Pasi këtë herë personat nuk do ti gjeja unë, por ‘Bjondi’ dhe ‘Fshatari’.  Në këtë situatë unë u gjenda në siklet, pasi ata do më tregonin vendin dhe unë duhet ti vrisja, gjë që nuk doja ta bëja. Për këtë arsye unë i shkruajta Nardit, që më duhet të iki në Spanjë. Por ai më tha që mos u mërzit se edhe dy ditë dhe do ta kryejmë se s’bën këtë punë.

Por duket se Amarildo nuk ishte i vendosur për ta kryer tashmë punën deri në fund. Dhe mesa duket këtë e kanë kuptuar edhe personat që e kanë paguar për të larë hesapet me dy rivalët e tyre në qytet. Ndaj ai filloi të bëjë lojëra, të cilat siç ai thotë nisën ta bezdisnin Nardin.

“Nardi u bezdis shumë nga këto mesazhe, sa më tha ‘dil dhe shiko, lajmëro çunat’. Por pasi unë dola u kapa nga policia”, thotë Nikolli. Këto biseda u konfirmuan edhe nga akt-ekspertimi që iu bë telefonit të Amarildo Nikollit, pasi ai u arrestua nga policia. Nga ku doli se udhëheqësi i tij në këtë mision për të vrarë ‘Sakatin’ dhe ‘Qorrin’ ishte Leonard Luzi, i cili siç thamë mbante pseudonimet ‘Daku’ dhe ‘Daku 1,2,3’, i cili pasi i jep porosi Amarildo për vrasjen e këshillon të mbajë veshur këmishë me mëngë të gjata, si edhe kapele. Po kështu sipas grupit hetues del qartë edhe roli i Erjon Zejnos dhe Muharrem Koroveshit, nga ku u verifikuan edhe lidhjet shoqërore të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj me njëri-tjetrin, por edhe aktiviteti i tyre kriminal në qytetin e Vlorës.

Inez Hajrulla, i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në Vlorë dhe Ervis Matodashaj, i datëlindjes 1983, lindur dhe banues po në këtë qytet, kanë lidhje shoqërore të hershme me njëri-tjetrin Hajrulla, që njihet edhe me pseudonimin ‘Ini i Cones’, dhe pas vitit 2017 ku mbeti i plagosur edhe me pseudonimin ‘Sakati’ dhe Matodashaj, me pseudonimin ‘Coke qorri’, njihen po kështu si të përfshirë në aktivitet kriminal. Ku konkretisht, disponohen të dhëna se ata operojnë në formën e një grupi kriminal, në qytetin e Vlorës, me tendencat ‘Vrasje me paramendim’, ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ si edhe ‘Organizim të palejuar të lojrave të fatit’. Ku nga të dhënat rezulton se Hajrulla është në rolin e drejtuesit të grupit kriminal, ndërsa Matodashaj në atë të anëtarit të grupit”, thuhet në dosje.

I gjithë sherri për bastet mesa duket ka nisur në vitin 2023, ku Hajrulla besohet se ka prishur balancat në tregun e lojërave të paligjshme të fatit në qytetin e Vlorës, çka duket se mund të ketë lënë të zemëruar keqazi dikë. “Nga të dhënat e marra në rrugë operative, në periudhën e muajit mars 2023, këta shtetas kanë filluar të kryejnë aktivitetin kriminal të organizimit të lojërave të fatit, konkretisht ato të basteve sportive, në qytetin e Vlorës. Çka përputhet edhe me deklarimin e shtetasit Amarildo Nikolli që një nga arsyet e vrasjes ishte marrja në kontroll e lojërave të fatit në këtë qytet”, thuhet më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts