“Organizimi i Kuvendit të 11 dhjetorit”/ Komisioni i RIthemelimit i përgjigjet akuzave të Bashës: Nuk ka lidhje bashkëshorti i Blerina Gjylametit! Shpenzimet do i publikojmë









Komisioni i Rithemelimit i ngritur gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit, I është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha mbi kostot e këtij organizimi si dhe përfshirjen e bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti.

saliberisha

Në një deklaratë nga Komisioni i Rithemelimit, ata hedhin poshtë këto akuza.

Ata bëjnë me dije se në ditët në vijim do të bëjnë transparente për mediat dhe opinionin publik në ditët në vijim.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Ramës për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z. Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij, por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është aksioner dhe menaxher i një kompanie që u mor me organizimin e skenografisë së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania”.

Kreu i PD-së, shprehet se kostot e këtij organizimi ishin shumë të larta, aq s aka derdhur dhe PS për vjedhjen e votave në zgjedhje. Sipas tij, pavarësisht këtyre shpenzimeve marramendëse, Kuvendi Kombëtar i Berishës ishte një dështim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.