Organizonin lojëra të paligjshme fati, 2 në pranga në Tiranë

organizonin lojera te paligjshme fati 2 ne pranga ne tirane
organizonin lojera te paligjshme fati 2 ne pranga ne tirane

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për organizim të lojërave të paligjshme të fatit. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit me inicialet H. Xh., 18 vjeç, dhe A. Xh., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Echo”. Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Echo”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit H. Xh., 18 vjeç, dhe A. Xh., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts