“Organizuan struktura paralele”/ Përfundon votimi në Këshillin Kombëtar për shkarkimin e Edi Palokës, disa anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve të PD (EMRAT)









Me 251 vota pro, 4 kundër dhe 2 të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Edi Palokën si dhe disa anëtarë të Kryesisë së partisë.

votimekeshillikombetar

Anëtarët e Kryesisë të shkarkuar janë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi pasi morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha një ditë më parë.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar gjithashtu votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandias.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana bëri të ditur se në total kanë marrë pjesë në votim 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.

Më herët gjatë mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar  se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm do të shkarkohen nga funksioni i tyre.

Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazment Bardhi: Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet.

Partia Demokratike ka listuar emrat e anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve për të cilët ka propozuar shkarkimin nga funksionet.

Fleta e votimit:

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *