Origjina e COVID-19, Fauci habit me deklaratën: Ne kurrë nuk do e mësojmë këtë gjë

“Ne kurrë nuk do e mësojmë origjinën e saktë e virusit”.

Kështu është shprehur për medait epidemiologu i njohur amerikan Anthony Fauci.

Ky i fundit është i mendimit se mundësitë më të mëdha është që virusi ka ardhur nga kafshët tek njerëzit, por megjithatë shton se asnjë rezultat nuk mund të jetë i saktë.

Epidemiologu i njohur tha se me gjasë, virusi ka dalë nga laboratori.

“Ka një lidhje me laboratorin, virusi mund të ketë nisur nga aty. Por kjo nuk heq mundësinë që ajo mund të ketë ardhur nga kafshët. E them me siguri, ne kurrë nuk do zbulojmë origjinën e saktë të virusit”, tha Fauci.

Kujtojmë që Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që për një afat 90 ditor, të vlerësohet origjina e virusit, por duke iu referuar fjalëve të epidemiologut e njohur, kërkesa e Biden me gjasë nuk do të realizohet brenda afatit të vendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *