Origjina e Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë

09:06 30/10/2021

Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk janë të bindura se si nisia përhapja e virusit

Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19.

Edhe pse janë dorëzuar përpara sfidës së zbulimit të origjinës së Covid, ekspertët janë të bindur se virusi nuk është krijuar si një armë biologjike.

BBC bën me dije se deri tani janë dy pistat kryesore se cila mund të jetë origjinë e virusit, një që mund të jetë transmetuar nga kafshimi i një kafshe tek një njeri dhe e dyta që mund të jetë një rrjedhje nga ndonjë laborator.

Edhe pse po bëhen shumë kërkimet lidhur me origjinën e Sars Cov 2, sërish nuk ka informacion mjaftueshëm për të arritur në një konkluzion të saktë.

Lidhur me origjinën e Covid ka pasur përplasje të forta mes SHBA-së dhe Kinës. Dy vendet kanë hedhur akuza kundër njëra-tjetrës duke e bërë përgjegjëse për shpërthimin e epidemisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *